Big brother albania 7
Valer kolnikaj profesioni
Valer kolnikaj gruaja.
Valer Kolnikaj rrëfehet pasi bëri vaksinën: Historia e jetës sime, një vepër me titull “Dashuri në kohërat e Covidit”
Klotilda Harka/ Modeli dhe ish-lojtari i “Big Brother”, Valer Kolnikaj, ka hequr dorë për pak kohë në show në televizion, për t’iu përkushtuar me kohë të plotë profesionit të tij të mjekut në Malësi.
Pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës “Pfizer” kundër Covid-19, në këtë intervistë për “Panorama Plus” ai rrëfen si ndihet tashmë dhe shumë detaje nga jeta e tij “në kohërat e Covidit”, dashurinë dhe si e parashikon daljen nga pandemia.
Para pak ditësh more dozën e parë të vaksinës “Pfizer” kundër Covid-19, si pjesë e stafit mjekësor.
E kishe me frikë dhe cilat ishin efektet anësore që përjetove?
Valer Kolnikaj: Nuk e kisha aspak me frikë, pasi unë jam pro rregullave e protokolleve që ndikojnë në të mirë të shëndetit të njerëzve, e vaksinimi është një proces shumë i rëndësishëm për njerëzimin, jo vetëm Covaxina, por çdo vaksinë tjetër që njeriu merr që ng